Fundamenti

Festat zyrtare – sa pushojnë punëtorët në Kosovë e sa në shtetet tjera

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sipas Ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare.

Ata pushojnë më 1, 2 dhe 8 janar, 19 shkurt, 1 dhe 9 dhe dhjetë prill, 1, 6 dhe 9 maj, 17 qershor dhe 25 dhjetor.

Në vitet paraprake, me vendim të Qeverisë, nuk është punuar as më 28 nëntor, edhe pse kjo datë që shënon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk hyn në listën e festave zyrtare.

Në shumë kompani private punohet edhe në ditët e festave zyrtare.

Edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pushohet thuajse njëjtë. Në Maqedoni të Veriut, janë 11 ditë pushim, në Serbi 12, në Shqipëri 15, në Mal të Zi 17 ditë, derisa në Bosnje e Hercegovinë janë dy ditë, por përvec dy festave të përbashkëta, njësitë administrative shpallin ditët e pushimit në mënyrë të pavarur.

UBT

Ndërkohë, në botë, më së shumti ditë pushimi ka në Nepal, apo 35 ditë. Pas Nepalit renditet Indonezia me 28 ditë dhe India me 26.

Në Itali janë 12 ditë pushim, në Francë 11 ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 10 ditë, në Gjermani 9 ditë, derisa në Angli 8 ditë.

Në shumë vende të botës dhe të Ballkanit Perëndimor – por jo edhe në Kosovë – në ditët e festave fetare pushojnë vetëm besimtarët e atij religjioni.

Praktika e zëvendësimit të ditëve të pushimit kur ato bien në fundjavë, si në Kosovë, zbatohet edhe në shumë vende të tjera në botë.

Në Nepal, Ligji i Punës përcakton gjashtë ditë pune në javë./REL

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.