HW

Festat e Nëntorit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Ndër shekuj , ndër vite , në çdo kalendarë –
Nëntori është muaj i shenjtë për shqiptarë !
Në këtë muaj të shenjtë , në trojet ilirike –
Kanë ndodhur shumë ngjarje të mëdha historike !…

Kështu , për çdo vite në trojet arbërore –
Festat e Nëntorit , ne i festojmë prore !
I këndojmë Atdheut , Kombit dhe Flamurit –
N’ gjuhë të ëmbël shqipe me forcën e gurit !

Hajde muaj Nëntor – muaj i shenjtë kombëtarë ,
N’ truallin arbëror – gjithmonë ardhsh i mbarë !
N’ rruzullin tokësorë , n’ shi e n’ borë të bardhë –
Ti , na banë krenarë që jemi shqiptarë !

Më 28 Nëntor 1443 –
Në Shqipëri filloi një histori e re !
Trim Gjergj Kastrioti ngriti një rrëmujë –
Flamurin Arbëror e ngriti në Krujë !

Prej datës 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908 –
N’ Manastir u mblodhën shqiptarët e vërtetë !
Shkrepi drita e shpresës – dritë e xhevahirit ,
Lindi Dielli i rrezes – Kongresi i Manastirit !

HW

N’ Manastir , ku ishte shtypshkronja e qytetit –
Po aty u mbajt Kongresi i Alfabetit !
Alfabeti shqip me 36 shkronja –
Shkruhet dhe lexohet gjithë kah ka shqiponja !

Më 28 Nëntor 1912 –
Shqipëria u shpall si shtet i vërtetë !
U shpall pavarësia n’ qytetin e Vlorës
Dhe u ngrit flamuri i qëndisur i Margonës !

Më 29 Nëntor të vitit 1944 –
Pas Luftës Çlirimtare – u çlirua çdo vatër !
Nga pushtuesit fashistë – u çlirua Shqipëria ,
Mbi trojet shqiptare – ngadhënjeu Liria !

Mbarë globit t’ tokësorit , shqiptarët kah jetojnë –
Festat e Nëntorit , gjithë do t’i festojnë !
Do të hedhin valle dhe do të këndojnë –
Me flamuj në dorë shqipet do t’ valojnë !

Gjilan, më 23.11.2017
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.