Mobi Casa

Festat e majit në vendlindjen time

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

– Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Kur kujtoj festat e Majit –
Vështirë e kam t’i shpëtoj vajit !
Kujtoj festat në vendlindjen time –
Ku më lidhin shumë kujtime !
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar !
Festa e punëtorisë !
Gëzuar ! Gëzuar !
Festa e shenjtërisë !

1. Nata e 1 Majit

N’ orë të mbrëmjes , më 30 Prill –
Festa e Majit fillon në pyll !
30 Prilli është “Nata e zjarreve” –
Ndizet dritë kodrave , maleve !…
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

Në këtë natë n’ fshatrat malore –
Kudo ndizeshin zjarre prore !
Fshat e lagje bënin garë –
Kush ma t’ madh do të ndezë zjarr ?!
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

2. Dita e 1 Majit

Për 1 Maj , herët n’ mëngjes –
Me gëzim t’ madh dalshim n’ Tugjec !
Këtë ditë e pritshim me shumë gëzim –
Se n’ Tugjec kishim festim !
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

1 Maji , n’ Tugjec kremtohej prore –
Festa Ndërkombëtare e Punëtorëve !
T’ gjitha fshatrat e Gollakut –
N’ Tugjec vinin prej merakut !
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

Nga çdo anë ushtonin kodrat ,
Krisnin pushkët , binin lodrat …
Binin fyejt dhe kavallet ,
Jehonin këngët , hidheshin vallet !…
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

Në Tugjec , n’ rrafsh kodrinore –
Ishte shkolla e plotë fillore !
Shfaqeshin programe kulturore ,
Recitime , këngë e valle popullore !…
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

T’ gjithë fshatarët nga këto male –
Luanin lojëra tradicionale !
Bënin gara me gurapesh
Edhe n’ mundje si është zakon prej nesh!…
Refreni :
Gëzuar ! Gëzuar …etj.

3. Nata e Shën Gjergjit

Më 5 Maj , për net t’ Shën Gjergjave –
T’ gjithë ia mësynin për mbledhje t’ lerthave !

Vjet për vjet për netët e Shën Gjergjave –
Mbarë Gollaku shkonte për mbledhjen e lerthave !

Lerthat ishin bimë autoktone natyrore –
Që për ditë t’ Shën Gjergjit me to qiteshin lakrorët !

Shumica e fshatarëve t’ malësisë së Gollakut –
Ia mësynin lerthave vetëm prej merakut !

Në mes Hajkobillës edhe Gllogovicës –
T’ gjithë ia mësynin lumit të Kallogjericës !

Vendtubimi ishte te Hani i Sherifit –
Atje n’ bazë t’ traditave i rrinin teklifit !

Në atë vendtubim , n’ atë luginë me male –
Luheshin shumë lojëra tradicionale !

Në mes të shumë lojërave , traditë në mes nesh –
Atje bënin gara n’ gjuajtje gurapesh !
Këndonin këngë t’ bukura malësore , burimore ,
Me fyej , bishtnica e kavalle , hidhnin valle popullore !…

Mobi Casa

4. Dita e Shën Gjergjit

Më 6 Maj , festohej Dita e Shën Gjergjit –
Me gëzim t’ madh e pritnim këtë festë të qejfit !

Herët që n’ agim , pa zbardhë mirë dita –
Nëna na zgjonte prej gjumit duke na stërpikë me hithra !

Me ujë hithrash na stërpikte vetëm se prej qejfi –
Me dëshirë që gjatë tërë vitit të na punojë shëndeti !

Sapo ne prej gjumit që të gjithë u zgjonim –
Rreth e rreth me rrema shelgjesh – shtëpinë e hijeshonim !

Me dëshirë që shtëpia të kishte gjelbërim –
Kurse ne të gjithë familja ta kalojmë verën me gëzim !

Pas ngrënies së drekës tradicionale –
Për festë të Shën Gjergjit , dalshim n’ kodra e n’ male !

Atje i luanim lojërat që i kishim traditë –
Që me to ndër festa , gjithmonë ishim rritë !

Për Ditë të Shën Gjergjit , bënim gara n’ mundje –
Duke e lutur Zotin , që t’ mos kemi sëmundje !

Po atë ditë bënim gara në përlarje –
Duke e lutur Zotin , t’ mos kemi përçarje !

Po atë ditë bënim gara në kërcim –
Duke e lutur Zotin , t’ mos kemi hidhërim !

Luanim lojëra t’ ndryshme dhe bënim hajgare –
Shumica prej nesh luanim dhe me pare !

Me mahi të ndryshme u shkrinim prej gazi –
Me para të hekurta luhej :“Turra” edhe “Jazi” !

Me para të hekurta luanim lojë me garë –
Lypshin : “Turrë” e “Jaz”, tu i sjellë n’ plisa t’ bardhë !

5. Dita e Shën Markut

Më 8 Maj festohej Dita e Shën Markut –
Në Tugjec dhe n’ gjitha fshatrat e Gollakut !

Dreka e Shën Markut , kishte shije t’ ëmbël –
Nëna shtronte sofrën plot përshesh me tambël !

Për festë të Shën Markut , kishte një adet –
T’ gjithë e lutshim Zotin , t’ ketë më shumë bylmet !

Gjilan, më 08.05.2020 v. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.