FIDANISHTJA

Festa, nën ethet e ndarjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Festa e Njëmbëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës po pritet nën ethet e ndarjes. Këtë frikë e kanë shumica e partive parlamentare dhe njohësit e çështjeve politike në vend, duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të lehtë” të kufirit me Serbinë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Harta e Kosovës do të mundë të pësojë ndryshime në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së vendit po që se këtë vit do të realizohet ideja e presidentit Hashim Thaçi për çështjen e kufijve.

Uji Dea

Hashim Thaçi, nga pozicioni i kryeministrit të vendit, më 17 shkurt të vitit 2008 e kishte prezantuar për herë të parë flamurin verdhekaltër me hartën e shtetit më të ri në Evropë në mes. Por, kjo hartë mund të ndryshojë nëse realizohet ideja e fundit e protagonistit të njëjtë, Hashim Thaçi, për “korrigjim të lehtë” të kufirit me Serbinë, duke e rrezikuar kështu pjesën veriore të banuar me shumicë serbe dhe me pretendimin e fitimit të pjesshëm të territorit në jug të Serbisë, përkatësisht komunës së Preshevës, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kjo ide e Thaçit po cilësohet si marrëveshje e dhimbshme, që mund t’i kushtojë Kosovës, ndaj së cilës janë rreshtuar kundër pozitë e opozitë. Edhe analistët politikë vlerësojnë se ky ndryshim i kufijve mund të sjellë një tjetër konflikt në Ballkan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.