HW

Festa e Vitit të Ri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ç’ ka oxhaku që qet tim – N’ shtëpinë tonë sot ka festim !
Jem bashkua pleq e t’ ri – Po festojmë Vitin e Ri !

Është ndezë zjarri, është ngrohë hiri –
Bijë e bija prej një gjiri …
Respektohet fjala e plakut –
Ulë këmbëkryq në ballë t’ oxhakut .
Sonte s’ bashku do t’ gëzojmë ,
S’ bashku gotat t’i cakërrojmë ,
Do t’ këndojmë e do t’ vallëzojmë –
Vitin e Ri ta festojmë !
Njëri – tjetrit t’i urojmë –
Me gëzim jetën ta kalojmë ,
Fatbardhësi të përjetojmë ,
N’ lumturi jetën ta çojmë !
Nga vendlindja e nga mërgata –
Mbushë shtëpia plot dhurata ,
Përqafime e shumë urata ,
Lutje Zotit për jetë të gjata !…
Mundi ynë , të mos shkojë kot –
Sonte sofrat t’i kem plot !
Lusim Shenjtë e lusim Zot –
Askund n’ botë të mos ketë lot !
Askund n’ botë , t’ mos ketë varfëri ,
Askund n’ botë , t’ mos ketë uri !
T’ ketë liri e rehati ,
T’ ketë bukë boll e begati !
Kur vjen festa e Vitit t’ Ri –
Gëzohen pleq e gëzohen t’ ri !
Gëzohen plaka e gëzohen t’ reja –
Jehon kënga e hareja !
Zemrat plot me bujari ,
Sofrat plot me begati !…
Sonte kemi me u kënaqë –
Lusim Zotin , të ketë paqe !
Lusim Zotin me madhëri –
Në mbarë botën t’ ketë liri ,
Të ketë paqe e dashuri ,
T’ ketë gëzim e lumturi !
Sonte Zotin kem me e lutë –
Të ketë paqe – t’ mos ketë luftë !
Askund t’ mos ketë fatkeqësi –
Gjithkund n’ botë të ketë kënaqësi !
Askund n’ botë , t’ mos ketë robëri –
Të ketë paqe , t’ ketë liri !
Gjithkund n’ botë , të ketë miqësi –
Askund t’ mos ketë armiqësi !
Jem bashkua vëllezër e kunata –
S’ do të flemë sa të jetë nata !
Jem bashkua bijë e bija –
Plot gëzim është mbushë shtëpia !
Jem bashkua vëllezër e motra –
Begati është mbushë plot sofra !
Jem bashkua nipa e mbesa –
Gëzim , hare ringjallin shpresa !…
Janë gëzua shumë vjehërria –
Shtohen mburrja e krenaria !
Gëzohet baba e gëzohet nëna –
Porsi Dielli , rrezon Hëna !
Bijë e bija prej kurbeti –
Sonte shtrohet muhabeti !
Sonte shtrohet bujaria –
Sofrat mbushë me pite e flija !…
Mirë se erdhët motra e vëllazëri –
Sonte duamë me u shkri !
Mirë se erdhët nga mërgata –
Sonte s’ do t’ flemë sa t’ është nata !
Ngremë dolli e cakërrojmë gota –
Sonte e jona është gjithë bota !
Hajde bashkë ta vallëzojmë “Shotën” –
Ta gëzojmë vëllain , ta gëzojmë motrën !…
Hajt t’ ia marrim s’ bashku këngën –
Ta gëzojmë babën , ta gëzojmë nënën !
Hajt t’ a hedhim s’ bashku vallen –
Ta gëzojmë motrën , ta gëzojmë hallën !
Sonte t’ mos i ndalim vallet –
T’i harrojmë brengat dhe hallet !
Hajde bashkë t’ a cakërrojmë gotën –
T’ a vallëzojmë “Gajden” e “Shotën” !…
Do t’ vallëzojmë s’ bashku n’ këtë natë –
Paçim fat e jetë të gjatë !
Do t’ vallëzojmë deri n’ mëngjes –
Për jetë t’ mbarë me plot sukses !
Hedhim valle me lezet –
Paçim gëzim, paçim shëndet !
Do t’ vallëzojmë për bukuri –
Paçim gaz e lumturi !

Uji Dea

Gjilan, më 28.12.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.