ARKATANA

Festa e flamurit!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kanë mbetur më pak se 10 ditë, nga dita e kremtimit të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit Kombëtar dhe 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, akoma janë në atmosferën e vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe pak po tregojnë angazhime rreth festave kombëtare.

Si duket frika nga konfiskimi i flamujve kombëtarë, i bënë ata më shumë të mendojnë për protestë se për festë, gjatë shënimit të Ditës së Flamurit.

Po mbushen 102 vjet shtet të Republikës së Shqipërisë dhe gjashtë vjet të pavarësisë së Kosovës e populli shqiptar vazhdon të jetë i ndarë e i shpërndarë në shumë shtete e vende të botës.

Për dallim nga bashkëkombësit e tjerë, shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa dëshirën e tyre vazhdojmë të jetojnë në Serbi, në kushte shumë të vështira ekonomike dhe politike.

Uji Dea

Pavarësisht nga diskriminimi sistematik i Beogradit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, asnjëherë nuk kanë reshtur së vepruari në rrugën e realizimit të aspiratave kombëtare për bashkim me Kosovën e drejta kjo historike dhe politike e shprehur edhe me Referendumin e vitit 1992, pastaj me luftën çlirimtare të ish UÇPMB-së si dhe me Marrëveshjen Paqësore të Konçulit dhe platformave të tjera politike.

Përkundër këtyre proceseve, nëpër të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës, ajo në vazhdimësi paraqitet të jetë e tensionuar, si pasojë e vijimit te politikës së injorimit të
lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga politika zyrtare e Beogradit dhe nga mungesa e duhur e vëmendjes së faktorit ndërkombëtar për këtë rajon.

– Mospërfillja e kërkesave për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës;

– Amnestimi i plotë i ish pjesëtarëve të UÇPMB-së;
– Kthimi i qëndrueshëm i të të zhvendosurve;
– Kompozimi i dëmeve të luftës;
– Platformën politike të nënshkruar nga Këshilltarët shqiptarë të tri Kuvendeve Komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 14 janar 2006;
* Integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat politike, ekonomike dhe civile të vendit;
– Moslejimi i përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe simboleve kombëtare etj.

Meqë jemi në prag të festave nacionale, pavarësisht nga këto probleme të natyrës politike, shqiptarët e kësaj Lugine, mbledhin forcë që me dinjitet të festojnë Ditën e Flamurit Kombëtar, me shpresë se në një të ardhme jo të largët edhe këtë problematikë ta rregullojmë me ligj thuhet nw njw njoftim nga Shoqëria Civili “Perspektiva”, në Bujanoc./rajonipress/