United Hospital

Festa e eshtrave – poezi me rastin e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Isa Boletini, në veten e parë – Hapeni rrugën njerëz të flamurit, Hapeni rrugën njerëz të nderuar,jam Isa Boletini – trim i kryeherit, Me vete i kam të gjitha betejat

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
Duajeni është e juaja, ndërtoni
Kosova kujtoj është e mençur
Që liria e fituar të mos digjet kot!..

Hapeni rrugë qytetarë të nderuar
duajeni njëri – tjetrin, bashkohuni
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet

Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosova nënë, ma fshiu sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë

Luftuar e kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

Në Boletinin ku unë jam bimur
kumbues është guri i daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, trimi i kryeherit
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka pakëz e vogëluar

Hidromorava

Në Boletin e kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup?..

Kosovë, festo mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe këngën kuqezi të flamurit!..

Në këtë tokë të gjelbërimeve
s´ ka më të shenjtë s´ e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Kosovë sot jemi një

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
Duajeni është e jona, ndërtoni
Të pershëndes o Adem Jashari
Shqipëri e Kosovë sot jemi një!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.