UBT

“Fest Flaka” e përmbyllë manifestimin maratonik mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Është mbajtur sonte në Gjilan Festivali i muzikës popullore “Fest Flaka 2015”, ngjarje kjo e cila e përmbyllë manifestimin maratonik shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, i cili sivjet është mbajtur për herë të 24-të, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë mbrëmje ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, drejtorë komunal, këshilltarë komunal, e artdashës të të gjitha trojeve shqiptare.

Në garën e fortë prej 13 konkurrentëve nga mbarë trojet shqiptare, juria profesionale në përbërje të Valton Beqirit, Sanije Matoshit dhe Isa Jakupit e ka shpallur fituese e këtij Festivali solisten gjilanase Ilire Ismajli, e cila interpretoi këngën “Baresha”.

Vendi i dytë është ndarë për Jetmir Rexhepin – “Vijn vaporat” dhe Besa Krasniqin – “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa vendi i tretë u ka takuar Herolinda Bucaliut – “Nënë moj do prej gërshetin” dhe Ylberina Avdylit – “Bishtalecat palë, palë”.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se ajo që Gjilanin e dallon nga të tjerët është se ne heronjtë e mëdhenj të kombit i nderojmë me vlera kulturore.
“24 vite më herët e kemi filluar “Flakën e Janarit”, me një simbolikë së pari në Përlepnicë, për të vazhduar në Bresalc e Gjilan, duke improvizuar teatrot me akademi, ekspozita etj., dhe të gjitha aktivitetet jemi munduar t’i përmbyllin brenda 2-3 ditësh. Por, ajo që Gjilanin e dallon nga të tjerët është se ne heronjtë e mëdhenj të kombit i nderojmë me vlera kulturore. Tash e 24 vite më herë e kemi filluar dhe tash e 240 vjet më herët Gjilani është qyteti i dytë më i madh pas Shkupit, në Karadak”, u shpreh Haziri.

Haziri tha se në këtë vit do të punohet për ta sjell Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin në shtatore të bronzit në Gjilan, do të bëhet busti i Esat Berishës e Halim Oranës, derisa do të emërohen e riemërohen rrugët e vendbanimet me emrat e tyre.

GRANDEMALL

“Në këtë vit “Flakën e Janarit” ia kemi kushtuar 70-vjetorit të kryengritjes së madhe të Gjilanit, e cila njihet si kryengritja më e madhe anti-komuniste. Kryengritësit e kësaj kohe nuk e kanë pranuar nënshtrimin, janë çu n’këmbë dhe kanë luftuar nën komandën e Mulla Idriz Gjilanit dhe shumë luftëtarëve të tjerë si Shefki Desivojca, Bejtë Pireva etj., të cilët nuk pranuan nënshtrimin, u kryengritën, luftuan dhe e çliruan Gjilanin, por u shtypën më vonë. Rendi i ri botëror që ishte “Liri për Europën e për botën”, për shqiptarët në Ballkan ishte okupim i ri. Ne këtë 70-vjetor ia dedikojmë këtyre luftëtarëve, këtyre të vrarëve e të shtypurve, ku zëri i tyre, i Esat Berishës, Halim Oranës e të tjerëve, ishte zë i lirisë. Ishte thirrje që të mos pranohet okupimi. Ky 70-vjetor nuk përfundon me manifestimin “Flaka e Janarit”. Ne i kemi përkujtuar të masakruarit, të vrarët, heronjtë e dëshmorët dhe viti 2015 shpallet vit i kryengritjes shqiptare dhe ne gjatë tërë vitit do të punojmë për ta sjell Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin në shtatore të bronzit në Gjilan, do ta bëjmë bustin e Esat Berishës e Halim Oranës, do të emërojmë e riemërojmë rrugë e vendbanime me emrat e tyre sepse ata bënë që ne sot të jemi të lirë”, ka shtuar Haziri.

Kreu i gjilanasve ka falënderuar presidenten Jahjaga dhe presidentin Nishani për dekoratat që i kanë dhënë për Gjilanin dhe heronjtë e tij.

“Më lejoni ta falënderoj presidenten e Republikës, zonjën Atifete Jahjaga, për dekoratat që i ka dhënë Gjilanit dhe gjilanasve, pas 70–vjetësh, sikurse edhe presidentin e Shqipërisë, zotëri Bujar Nishanin, për dekoratat për Gjilanin dhe gjilanasit. Duhet ta ruajmë “Flakën e Janarit”, ta bëjmë më kombëtare e më mbarëkombëtare. Me aktivitetin tonë do ta sjellim këtu jo vetëm Tiranën, Shkupin, Ulqinin, Prishtinën e Prizrenin, por këtu duhet të vije Tropoja, Saranda, Tetova, Gostivari, Tuzi dhe kudo që jetojnë shqiptarët”, tha Haziri.

Ai i ka bërë thirrje kompozitorëve, këngëtarëve, shkrimtarëve, poetëve e historianëve, që ta zbardhin kryengritjen e Gjilanit, të bëjnë poezi e këngë për këta njerëz, derisa shtoi se “Flaka e Janarit” do të rishikohet në të ardhmen.

“Flaka e Janarit” do të rishikohet. Do të jetë një ofertë publike për ta bërë më mbarëkombëtare, më të riorganizuar dhe në këtë vit, të gjitha punimet që lidhen me 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit me histori të komandantëve, luftëtarëve, kryengritësve etj., Komuna e Gjilanit do t’i sponsorizoj botimet për të gjithë ata që shkruajnë, ofrojnë, fakte, dëshmi, histori e zbardhje”, ka përfunduar kryetari Haziri.

Në këtë festival kanë performuar edhe solistët mysafirë: Mirvete Bajrami-Haziri, Nazim Gagica e Majlinda Bajrami, sikurse edhe këngëtarët veteranë të “Flakës së Janarit”: Gjylije Maksuti, Reshat Ramadani, Shyhrete Ymeri, Rexhep e Rustem Jashari dhe Sirije Gagica./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.