Fundamenti

Ferrat te dera në objektet e Komunës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Shefik Surdulli – Shteti dhe Komuna ndërtohen dhe bëhen vetëm nga ata që këto i trajtojnë si të vetat, si shtëpinë e tyre; nga ata që kanë vullnet, kanë motiv dhe janë të ndërgjegjshëm. Por në Komunën e Gjilanit, kjo nuk duket kështu – komunën e kanë mbuluar ferrat!

Ndonëse ditë më parë, Komuna e Gjilanit shpalli aksionin me moton “Ta pastrojmë Gjilanin”, nikoqirët më shumë u kujdesën për “selfi-reklamë” se sa për ta hequr bërllogun nga dera e tyre.
Është e pamundur që menaxherëve të administratës komunale dhe të Urbanizmit, të mos u bien në sy ato shkurre – ferra, mu në ballë të këtyre objekteve, e që veçsa nuk i kanë verbuar. Mbase për mësysh se tjetërkah i kanë qit n’terezi!

Madje, për koincidencë, ferrat që kanë lëshuar shtat dhe janë vjerrur mbi portën hyrëse, janë pikërisht në objektin e drejtorisë së Urbanizmit, në kuadër të së cilës është edhe sektori për mbrojtje të ambientit!

Hidromorava

Edhe nga kjo shihet se pushtetarëve të Gjilanit, nuk u intereson asgjë tjetër pos përfitimeve personale. Në vend se t’i shkulin ferrat, ata po e shkulin “shtëpinë” e tyre – komunën.

Shefik Surdulli /këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.