Feronit Shabani i pakapshëm, sfidon institucionet e drejtësisë në Gjilan

Gjilan – Feronit Shabani i njohur si “Fero”, po tregohet guximtar dhe trim dhe nuk po mërzitet aspak pse po kërkohet nga policia. Ai po e bënë jetën i lumtur dhe i papenguar sepse kështu i kemi të përgjumura organet përgjegjëse për kapjen e tij. Për çka po kërkohet Feronit Shabani dhe për çka dyshohet ai.

“Policia e Gjilanit është në kërkim të Feronit Shabanit sepse dyshohet për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Në një përgjigje për rajonipress thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh. (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan thuhet në njoftimin e policisë” thuhet në përgjigjen e Ismet Hashanit dërguar rajonipress.

Feronit Shabani është tip recidivist dhe problematik dhe toleromi që po i bëjnë organet e drejtësisë është gjithmonë i paarsyeshëm dhe i pandershëm. Si është mundur që në këso situata të bëjnë gjumin rehat, njerëzit e dyshuar që shtinë me armë, kur t`i bije ndërmend, pa e zgjedhur vendin dhe hapësirën.

Më herët Gjykata e Gjilanit e kishte caktuar masën e paraburgimit për një rrahje.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit në korrik të vitit 2022./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS