FITORJA

Feronikeli “poker” Gjilanit i cili pati paraqitje skandaloze

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, në javën e parë të fillimit të kampionatit 2020/21, me lehtësi ka mposhtur nën-kampionin Gjilanin me rezultat të thellë 4-0.

Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte ish-futbollisti i Gjilanit, Bedri Greca, i cili shënoi hat-trick duke qenë enigmë e pa zgjidhur për futbollistët “kuqebardh”.

Futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë portën e Ilir Avdylit të Feronikelit duke u paraqitur në këtë ndeshje në mënyrë skandaloze.

Greca ju bëri me dije futbollistëve të Gjilanit se nuk do ta kenë lehtë që në minutën e 10-të, kur gjuan fuqishëm por pret portjeri Enea Koliqi.

Katër minuta më vonë Mendurim Hoti pason me kokë gjerë te Greca i cili nuk e pati vështirë nga afërsia ta gjen golin për 1-0.

Në minutën e 36-të, Greca nga afërsia i pa penguar gjuan drejt në portierin Koliqi.

Në minutën e 39-të, pas ndërprerjes bukur gjendet Greca gjuan por godet pingulen e Koliqit.

FITORJA

Në minutën e 42-të, Bedri Greca edhe një herë del në skenë pasi mashtron Veliun nga 11 metra shënon gol të bukur për 2-0.

Pas një kundërsulmi të shpejt, në minutën e 54-të, Greca edhe një herë mashtron Veliun nga 12 metra shënon golin e tretë në këtë ndeshje jo të barabartë.

Ndërsa, në fund të ndeshjes rezervisti Santos po sa hyn në lojë në minutat shtesë me parabol në mënyrë mjeshtërore shënon duke e detyruar portierin Enea Koliqin, që për herë të katërt ta nxjerr topi nga rrjeta e tij.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes i hidhëruar ka deklaruar.
“Në këtë mënyrë nuk guxojmë të luajm, kemi bërë gabime amatoreske dhe këto nuk falen, më vjen keq prej tifozëve dhe ne duhet t’ju kërkojmë ndjesë për këtë paraqitje skandaloze”.

Ndërsa, trajneri Feronikelit, Afrim Tervolani ka deklaruar.
“Për çdo lavdat çdo futbollisti për paraqitjen e tyre, ta mposhtësh Gjilanin në këtë mënyrë do të thotë se vlejmë diçka edhe pse askush gjerë më tani Feronikelin nuk po e konsiderojnë si skuadër por ky kampionat do të jetë krejt ndryshe”.

Në javën e dytë, Gjilani udhëton në Podujevë të mërkurën për tu përballur me Llapin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.