FITORJA

Feronikeli i`a merr një pikë Dritës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në javën e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin e qytetit në Gjilan pa praninë e shikuesve për shkak të COVIDIT-19 Skuadra e Dritës nuk ka mundur ta nxjerrë më shumë se një pikë nga ballafaqimi me Feronikelin.

Rastin e parë tek Drita e pat në minutën e 24 Fazliu gjuan bukur për pak sa nuk shënon në portën e Ilir Avdylit të Feronikelit.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë mysafirët shënojnë, ku së pari gjuan Besmir Bojku i cili godet shtyllën topi dëbohet gjerë tek sulmuesi Mendurim Hoti i cili mposht Rexhepin e Dritës 1-0.

Kastriot Rexha ishte në pozitë të mirë shënimi në minutën e 46 dhe 57 por dështon në rastin e parë gjuan jashtë portës ndërsa në të dytin Avdyli mbron.

GRANDEMALL

Gabim trashanik bën gjyqtari i kësaj ndeshje Burim Jahmurataj kur në minutën e 74 i cili anulon golin e rregullt të Simonovskit të Feronikelit pasi nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Në minutën e 76 pas një kundër zbritje Almir Ajzeraj barazon në 1-1. Në minutën e 80 Dabiqaj i Feronikelit ndëshkohet me karton të kuq.

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar:
“Na mungoj përqendrimi para portës dhe finalizimi i aksioneve, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Mysafirët kishin ardhur për tu mbrojtur ndërsa në pjesën e dytë nuk realizuam disa raste të mira”.

Në javën e 15-të Drita takohet me rivalin lokal Gjilanin në cilësinë e mysafirit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.