UBT

Feronikeli feston titullin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Mysafirët edhe një herë treguan se janë të pa konkurrencë në futbollin e Kosovës duke mos i dhënë asnjë mundësi futbollistëve të Gjilanit që të rrezikojnë portën e portierit Neziri.

Futbollistët mysafirë ishin të parët që rrezikuan në minutën e 15-të kur Mevlan Zeka për pak sa nuk shënon.

Shkëmbim Salihu i Gjilanit në minutën e 20-të, gjuan por gjuajtja e tij përfundon mbi portë.

Në minutën e 35-të Haxhi Shala i mysafireve gjuan nga 10 metra, por topi qëllon mbrojtjen e Gjilanit duke shpëtuar portën e tyre.

Momenti vendimtar gjatë tërë ndeshjes së sotme ishte minuta e 42-të, kur Arsim Thaçi pas goditjes nga këndi më së miri shkëputet duke goditur topin me kokë dhe shënon nga 10 metra.

Mysafirët kanë mundur të ngrisin epërsinë në minutën e 82-të por gjuajtja e mesfushorit Mark Milicaj nga 18 metra përfundon pranë shtyllës pingule të portierit të Gjilanit Kaciu.

Futbollistët e Gjilanit që nga minuta e 60-të ndeshjen e zhvilluan me 10 futbollistë pasi Gëzim Rusi u ndëshkua me karton të kuq.

Mobi Casa

Në përfundim të ndeshjes shikuesit e pranishëm në stadium në mënyrë sportive me duartrokitje përshëndetën kampionët e rinjë me duartrokitje.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Arbnor Morina deklaroi,” I urojmë Feronikelit titullin e kampionit me plot meritë janë më të mirët, ndërsa ne po vazhdojmë të luajmë edhe këto ndeshjet e fundit të cilat na kanë mbetur”.

Për trajnerin e Feronikelit Afrim Tërvolani ishte gëzim i veçantë pas 90 minutave,” Në mënyrë të mençur zhvilluam ndeshjen shënuam dhe fituam ndërsa futbollistëve të mijë ju uroj këtë titull mjaftë të vështirë por të merituar”. /rajonipress/

GJILANI – FERONIKELI 0-1 (0-1)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues – rreth 1000
Gjyqtar – Jahmurataj, Musolli, Abrashi , Shuleta
Kartona të kuqë -Rusi (Gj),
Kartona të verdhë – Rexhepi, Kastrati (Gj), Zeka, Shala (F)
Golashënues – Arsim Thaqi (42′)

Gjilani- Kaciu, Shala, Jamal, Hyseni, Kastrati, Mustafa , Rusi, Shabani,(Shabani) Salihu,(Morina), Rexhepi ,(Maliqi) Shaqiri

Feronikeli – Neziri, Doshlaku, Shala, Limani, Thaqi, Maliqi, Shabani, Milicaj, Bardhi (Zhdrella)Hoti (livoreka)Zeka (Eminhaziri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.