UBT

Fermerin nuk e ndihmojnë as Komuna e as Ministria

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Idriz Rexhepi banor nga Muçibaba ka hapur një fermë të dhive ku posedon rreth 100 sosh në fshatin kufitar me Serbinë, por thotë se ndihet i zhgënjyer nga komuna dhe Ministria e Bujqësisë. Na thonin dilni jetoni në fshat se ne ju përkrahim, e tash askush nuk po na viziton shprehet ai.

Idriz Rexhepi së bashku me familjen e tij jeton në fshatin Muçibabë. Me të gjitha telashet që mund të sjellë një fshat kufitar me Serbinë, Idrizi ka vendosur që ta sakrifikojë edhe familjen vetëm që ta fitojë bukën e gojës duke punuar në fshat. “E hapa fermën dhe i kam rreth 100 copë krerë dhi. Sa isha në Gjilan na vizitonin dhe na thonin, dilni në fshat dhe jetoni e punoni atje, ne ju ndihmojmë me projekte. Tani kur kam më së shumti nevojë për ndihmë nuk vjen askush për të në vizituar

KKGJILAN

Rexhepi tha se pos që është fshat kufitar dhe ka pasiguri, në këtë fshat mungon ende uji, kanalizimi, mungon rruga dhe infrastrukturë e dobët. “Unë kam vendosur që të mbetem në fshat sepse tashmë kam investuar, por komuna dhe qeverisja e Lutës duhet të mendojnë për këtë komunitet të largët” shprehet ai./rajonipress/