Mobi Casa

Fermeri Metush Ajvazi i pati 200 dele, i kanë ngordhur 130 , askush nuk i del në ndihmë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Metush Ajvazi nga fshati Gumnishtë komuna e Gjilanit, është tepër i shqetësuar me ngordhjen e deleve. Thotë për rajonipress se i ka pasur mbi 200 dele, por tani nga një sëmundje e panjohur i kanë ngordhur mbi 130 dele. Unë nuk po mundem ti gropos vetëm sepse nuk kam mundësi kurse komuna nuk po na ndihmon fare tha Ajvazi.

Metush Ajvazi fermer nga Gumnishta e Gjilanit ka një varg akuzash ndaj zyrtarëve komunal që nuk po i dalin në ndihmë për të groposur ose ndihmuar atë në një tragjedi të rëndë që i ka ndodhur raporton rajonipress.

Ajvazi thotë se nga 200 dele që ka pasur tani ka mbetur me vetëm 70 sosh sepse nga një sëmundje e panjohur atij i kanë ngordhur 130 dele. “Jam i tmerruar dhe tepër i shqetësuar me ngordhjen e deleve. Nuk kam mundësi as t`i groposi derisa fëmija po më frikësohen nga ngordhja e çdo ditshme e deleve” shprehet Ajvazi.

Ajvazi me profesion blegtor thotë se që nga 15 janari deri më 23 mars i kanë ngordhur 111 dele. Arsyeja nuk dihet. “Me shkrim i kam lajmëruar menjëherë Drejtorinë për Bujqësi në Gjilan. Ata më premtuan se do të dalin për t’i bërë analizat, dhe morën një dele dhe e dërguan në Prishtinë më datën 23 mars. Që nga atëherë nuk kanë sjellë asgjë. Kam shkuar sërish në Drejtorinë e Bujqësisë dhe më thanë që të marrë përgjigjen dhe lexoje çka ka, përgjigjen e mora, në të cilën shkruante se me këtë punë të merren veterinarët dhe inspektorati. Unë kontaktova me ta, u tregova se po më ngordhin delet. Këta nuk po dëgjojshin për asgjë. Ato po vazhdojnë të ngordhin, sot i hodha edhe katër copë dhe askush nuk po ndërmerr asgjë” shprehet Ajvazi.

Uji Dea

Vetë e kam kryer transportin dhe i kam dërguar delet e ngordhura në një farë vendi të quajtur “Gajoc” mes Kravaricës e Cërnicës. “Tashti 15 copë me qengja më kanë ngelur të ngordhta afër shtëpisë dhe nuk kam çfarë t’u bëjë. Na myti era, shpendët po i qajnë e qentë po i bartin dhe jam në zor prej erës. Unë jetoj veç fshatit, në një kodër, për këto dhënë kamë ndejtur aty dhe askush nuk po më përkrah. Krejt vëllezërit i kam në Gjilan e unë kam ndenjur hatri i këtyre dhenve. U mbytëm duke u dhënë vaksina çdo natë, por ato nuk po bëjnë më mirë. Vaksinat po i blejmë vetë, po e paguaj edhe veterinerin, por si duket edhe një muaj nuk do të më mbes asgjë. Çdo mëngjes i gjej nga dy deri në tri dele të ngordhura. 24 vite punova në “Mlladost” nis të merrem me dele që nga viti 1972, fillova me 10 dele e mbërrita deri në 250. Përpara ka ndodh të më ngordh ndonjë dele, por jo sikurse që po ndodh tashti, të më shkojnë delet në mënyrë masive” shpreh shqetësimin Ajvazi.

“Po të ngordhin 100 pula, dikush do të duhej të merret me to. Shtalla më është mbushur plot erë, po druaj që po më sëmuren fëmijët. Është gjendje e rëndë, Po habitem me mosinteresimin e atyre që janë të thirrur pikërisht që do të duhej të merreshin me këtë punë. Nëse janë për t’i likuiduar, le t’i likuidojnë. Deklarohen se janë për të ndihmuar bujkun e blegtorin, por askush nuk po na ndihmon” shpreh mllefin Ajvazi.

Kurse Ramiz Ramadani drejtor i bujqësisë i kontaktuar nga rajonipress tha se janë në pritje të rezultateve. “Ne nuk kemi shans t`i ndihmojmë, krejt çka ne mund të bëjmë është ndihma për t`i groposur dhe për të përcjellur gjendjen përmes veterinerëve dhe besoj se mostrat shpejt pritet të kthehen nga Agjencioni i Veterinës dhe pastaj do të vendosim për rastin” tha Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.