Fermeri Artan Ibrahimi jetën moderne në fshat e rregulloj falë deleve

Gjilan – Artan Ibrahimi edhe pse jeton në fshatin Sllakoc atij asgjë nuk i mungon. Aktualisht i ka 100 copë dele nga fitimi i të cilave ka arritur të ndërtojë shtëpi moderne, veturë Golf 5 etj.
Edhe pse jeton në fshat Artan Ibrahimi asgjë nuk ka mangut. Ky fermer i suksesshëm ka trashëguar traditën e gjyshit të tij Mustafës.
Sllakoci është vend rural që bënë pjesë në bashkësinë lokale të Kishnapolës. Jeta në fshat është e vështirë për ata të cilët nuk punojnë, ndërsa për ata që e duan punën është e shëndetshme dhe turistike.
Ky i ri, mbaroi shkollimin e mesëm dhe nuk dëgjoj fjalët e të tjerëve, tani është fermer me prospektive. “Kam mbi 100 copë dele, prej të cilave për çdo vit marr nga 130 deri 160 qengja, qumësht dhe lesh. Ministria e bujqësisë na subvencionon, kurse ushqimin për delet e siguroj nga toka e gjyshit” shprehet Ibrahimi.
Artani e ka një rrëfim interesant për jetën në fshat. “Kam arritur të ndërtoi shtëpi moderne, të blejë veturë “Golf 5”,.E dua punën dhe nuk kam lejuar që t`ia shtrijë dorën dikujt apo të pres në derë të qendrës për punë sociale” tha Ibrahimi./rajonipress/