Fundamenti

Fermerët vitias trajnohen rreth kultivimit të Mjedrës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC, kanë mbajtur në Goshicë të Vitisë një trajnim rreth ujitjes dhe të ushqyerit e Mjedrës me plehra.

Gjatë këtij trajnimi fermerët kanë parashtruar pyetje që kryesisht kishin të bëjnë me kultivimin e Mjedrës.

Mobi Casa

Përndryshe ky trajnim vjen pasi që disa fermerë vitias pak më parë ishin përfitues të fidanëve të Mjedrës dhe të sistemeve të ujitjes për to dhe trajnimi në fjalë ka për qëllim kryesor që rendimentet e para të kësaj kulture bujqësore të jenë në nivel të kënaqshëm./rajonipress/