HW

Fermerët vitias shpërblehen përmes një projekti të përbashkët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të projektit të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe AGRO/USAID, 10 fermerë vitias kanë përfituar nga 20 ari fidanë të dredhëzës, sistem të ujitjes dhe foli për gëlqerim.

Me këtë rast Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti ka bërë shpërndarjen e materialit të cilët kanë përfituar këta fermer.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Veton Ademi bëri me dije se në kuadër të projekteve të përbashkëta me AGRO/USAID fermerët vitias fillimisht kanë përfituar nga projekti për vishnjat, mjedrat dhe tani fermerët po përfitojnë nga projekti i dredhëzave.

Eco Higjiena

Ai tha se edhe pse është bërë thirrje publike megjithatë numri i aplikuarve për të përfituar në këtë projekt ka qenë e vogël.

Megjithatë ai bëri me dije se kultivimi i dredhëzës ka një traditë në Viti dhe potencoi se të merresh me këtë kulturë bujqësore është mjaftë profitabile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.