Mobi Casa

Fermerët vitias përfitojnë mekanizëm bujqësorë për mbjelljen e misrit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë ka vazhduar të i përkrah bujqit e saj. Me këtë rast është bërë pranim dorëzimi i 20 mekanizmave për mbjelljen e misrit.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmave bujqësore, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë me dije se komuna e Vitisë po vazhdon të i përkrah fermerët vitias me qëllimin më të mirë që të ju lehtësohet puna dhe që të krijojnë të hyra për vetën dhe familjet e tyre.

Ai shtoj se komuna të cilën ai udhëheqë e çmon lartë punën fisnike të fermerëve duke i ndihmuar ata me furnizimin e mekanizmave të ndryshme bujqësorë, fidanëve apo edhe trajnimeve.

Eco Higjiena

Haliti shtoj se ata do të vazhdojnë të i përkrahin fermerët në zhvillimin e sektorëve të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari dhe të tjerë.

Ndërkaq disa nga fermerët falënderuan komunën e Vitisë dhe kryetarin Haliti për mbështetjen duke e quajtur këtë donacion të komunës si shumë të rëndësishëm për ta, pasi sidomos kultivimi i misrit është një ndër kulturat bujqësore që mbillen më së shumti në Kosovë.

Përndryshe fermerët përfitues kanë bashkëfinancuar 20% të vlerës./rajonipress/