UBT

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh në uljen e kamatave për kredi.

Kushtet për kreditim sipas tyre janë të pafavorshme dhe kjo po ndikon që fermerët kosovarë të jenë të pabarabartë për të konkurruar me ata të rajonit.

Mobi Casa

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në Kosovë, Milazim Berisha tregon për vështirësitë që po përballen fermerët për qasje në financim. “Bujqësia është një veprimtari nga e cila përfitimi është i ngadalshëm andaj kamatat afatshkurtra të cilat i ofrojnë bankat kosovare po na bllokojnë punën”, ka thënë Berisha (Tribuna).