Eko Higjiena

Fermerët kamenicas përkrahen me farë gruri dhe pleh artificial

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kamenicës, këtë vit ka përkrahur fermerët ne farë gruri dhe me pleh artificial.

Gjithsej 48 fermerë kanë përfituar nga ky projekt, të cilëve u janë shpërndarë 10,500 kg me farë gruri dhe 12,500 kg pleh artificial.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se për herë të parë po ndodh mbështetja e fermerëve me pleh artificial.

Mobi Casa

“Përkrahja për fermerët në të ardhmen do të vazhdojë me mekanizëm bujqësor”, ka thënë Rahimaj.

Edhe Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, duke uruar fermerët përfitues, tha se u dëshiron të mbjella të mbara dhe rendimente sa më të larta të grurit./rajonipress/