Uji Dea

Fermerët e Kamenicës të kënaqur me subvencionimin e qumështit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka organizuar një takim ku ka ftuar fermerët përfitues të qumështit për 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, Zyrtari nga Drejtoria e Bujqësisë, Faik Avdyli, zyrtarë të tjerë nga kjo drejtori, si dhe fermerë nga Kamenica.

Vaxhid Rexhepaj, ka falënderuar fermerët për prezencën e tyre në këtë takim, duke thënë se do të vazhdojë mbështetja edhe në të ardhmen për ta.

Fundamenti

“Në emër të kryetarit iu falënderoj që keni ardh në këtë takim. Poashtu iu falënderoj për punën që jeni duke bërë në rritjen e kapacitetit të qumështit, andaj ju vazhdoni me këtë punë kurse komuna e ka për obligim t’iu financoj çdoherë”, ka thënë Rexhepaj.

Edhe Drejtori Shpend Morina ka falënderuar fermerët për angazhimin e tyre, duke thënë se do të rriten subvencionet për ta.
“Në vitin e parë të qeverisjes buxheti për mbështetjen ndaj juve ka qenë 37 mijë, më pas është rritur në 80 mijë, tani është 100 mijë, ndërsa duke parë punën dhe përkushtimin që ju po bëni vitin e ardhshëm pretendojmë ta rrisim në 120 mijë. Ne e kemi përkrahur më shumë sektorin e Blegtorisë pasi ka qenë sektor më i madh, mirëpo do të vazhdojmë të rrisim përkrahjen edhe për sektorët e tjerë. Këtë vit e kemi rritur vlerën e qumështit ku për dy 6 mujorët e kemi bërë 100 mijë euro. Andaj përkrahja jonë nuk do të mungoj as në vitet në vazhdim”, ka thënë Shpend Morina.

Fermerët pas këtij takimi u ftuan në një koktej ku aty diskutuan edhe më gjatë për kërkesat e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.