Fermerët e Anamoravës të interesuar për kultivimin e boronicës

Gjilan – Selim Kida ligjërues në Universitetin e Prishtinës ka njoftuar fermerët me mjetet dhe kushtet e nevojshme për rritjen e këtyre bimëve. Kida ka folur për varietetet që janë më të zakonshme, vendin ku ajo rritet dhe jep një fryt të shëndetshëm, si dhe sëmundjet dhe dëmtuesit që dëmtojnë. Gjithashtu fermerët kanë pasur një mundësi më shumë për të mësuar diçka më shumë në lidhje me përgatitjen e tokës për mbjellje të boronicës, përdorimit dhe ujitjes para dhe pas korrjes.
Siç është theksuar në periudhën e mëparshme raportuese, komuna e Ranillugut në bashkëpunim me Ministrinë Bujqësisë dhe Zhvillim Rural po punon në realizimin e programit “promovimin e zhvillimit rural.”Rezultati i këtij bashkëpunimi është një tjetër ligjëratë, e cila u mbajt në sallën e kuvendit në Domaroc dhe ka të bëjë me rëndësinë e kultivimit të boronicës.
Fermerët e komunës së Ranillugut patën mundësi të dëgjojnë dhe të mësojnë më shumë për kultivimin e boronicës. Ligjërues, magjistër i Shkencave Bujqësore në Universitetin e Prishtinës, Selim Kida, ka njoftuar fermerët me mjetet dhe kushtet e nevojshme për rritjen e këtyre bimëve.
Kida ka folur për varietetet që janë më të zakonshme, vendin ku ajo rritet dhe jep një fryt të shëndetshëm, si dhe sëmundjet dhe dëmtuesit që dëmtojnë. Gjithashtu fermerët kanë pasur një mundësi më shumë për të mësuar diçka më shumë në lidhje me përgatitjen e tokës për mbjellje të boronicës, përdorimit dhe ujitjes para dhe pas korrjes.
Nga përgjegjësit e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mësojmë se në territorin e Ranillugut nuk ekzistojnë fidanishte të boronicës. Nëse ato ekzistojnë, kjo është në disa sasi të vogla për nevojat e tyre, dhe për këtë arsye ajo nuk është në të dhënat e drejtorisë.
“Tani për tani ne nuk kemi të evidentuar ndonjë Fidanishte të boronicës të regjistruar, por ne shpresojmë se organizimi i këtij dhe më shumë të ligjëratave të tilla, do të shtojë interesimin dhe motivimin tek fermerët tanë për të filluar kultivimin e këtyre bimëve”, tha drejtori i drejtorisë, Ivan Denčić./rajonipress/