Hidromorava

Ferizaj ja “terron” Dritës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-futbollisti i Dritës, Filonit Shaqiri, i cili në këtë afat kalimtar të verës ka kaluar tek skuadra e Ferizajit ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së sotme të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan para 2000 shikuesve.

Shaqiri ka shënuar supergol me mjeshtri në minutën e 94-të, duke gjetur rrjetën e portierit Darko Tofiloski duke i shtangur si futbollistët njashtu edhe shikuesit në shkallët e stadiumit.

Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin gjysmë rastet e tyre por pa rrezik për portat kundërshtare, duke u përmbyll pjesa e parë me rezultat të bardh 0-0.

Në pjesën e dytë rast ideal shënimi kishte Izair Emini por nga afërsia gjuan mbi port.

ARKATANA

Emini në minutën e 77-të, gjuan nga distanca por “gardiani” i Ferizajit, Armend Blakqori, me mund të madh shpëton rrjetën e tij.

Në minutën e 84-të, Gilberto Fortunato ndëshkohet me karton të kuq pas goditjes në Viktor Kukën e Ferizajit.

Futbollistët e Dritës kanë mundur të shpëtojnë një pikë në minutat shtesë në atë 97 por Bujar Shabani shpërdoron një rast tejet të mirë.

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar
“Është fillimi i kampionatit së paku e merituam një pikë por nuk e arritëm, ndërsa mysafirët nga një kundërsulm na ndëshkuan, në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mijë shpresoj se shumë shpejt do t’ju kthehemi fitoreve”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.