ARKATANA

Feriz Sadiku futbollisti i ardhmërisë së Përfaqësueses së Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mesfushori ofanziv, Feriz Sadiku, i cili po bën emër në futbollin “helvetik” të Zvicrës, me të drejt sipas shumë analistëve të futbollit do të jetë ardhmëri e futbollit Kosovar.

18 vjeqari Sadiku, i cili me talentin e tij në fushën e blertë të futbollit po jep kontribut të madh në skuadrën Will të kategorisë U20, po mahnit njohësit e mëdhenj të futbollit me talentin që posedon në lojën e futbollit.

Mesfushori ofanziv, Sadiku, edhe pse ishte shumë pranë Përfaqësuesve të ndryshme, ai pa asnjë hezitim ka pranuar që ti mbroj ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës.

Talentin e tij nuk ka mbetur pa u vërejt edhe nga Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, i cili e kishte ftuar në grumbullimet e mëparshme.

UBT

Sadiku ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social ‘facebook’, se është i lumtur me karierën e tij të futbollistit.
“Gjerë më tani gjithçka është në rregull, që nga mosha 10 vjeçare jam i dashuruar në topin e futbollit dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të jetë gjithçka në rregull”.

Se sa është i lumtur për të mbrojtur ngjyrat e shtetit të Kosovës, talenti Sadiku thekson.
“Unë edhe pse kam lindur në Zvicër, zemra ime gjithmonë rreh për Kosovën, pasiqë e gjithë familja ime jeton dhe vepron për shtetin e Kosovës dhe jam shumë krenar që kontributin tim prej futbollisti dhe djersa ime do të kontribuon për të mirën e futbollit Kosovar”.

Sadiku me lojërat të cilat po i tregon nën fanellën e skuadrës Will, me të drejt shpresohet se do të jetë ardhmëria e futbollit Kosovar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.