United Hospital

Feride Rushiti nderohet nga UBT me çmimin “Excellence Leadership Award”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Tortuës në Kosovë, Feride Rushiti, është nderuar nga UBT, me çmimin “Excellence Leadership Award”. Çmimi është ndarë nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrzi, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, dhe në kuadër të përmbylljes së vitit 2020.

Ai tha se këtë çmim institucioni e jep për të nderuar personalitetet e ndryshme për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, sikurse Feride Rushiti.Feridja theksoi se ajo u nderua me një çmim, i cili plotësisht i dedikohet viktimave të torturave e të dhunës seksuale, prandaj e falënderoi UBT-në për vlerësimin e dhënë.“Është një ndjenjë e veçantë për faktin se në fushëveprimtarinë time kam marrë edhe mirënjohje tjera ndërkombëtare dhe kanë pasur rëndësinë e vet për ndërkombëtarizimin e çështjes dhe kauzës, në të cilën unë kam punuar ndër vite, por ju kur e merrni një mirënjohje nga një universitet i njohur siç është UBT, mendoj që ka një vlerë të veçantë për mua personalisht, por jo vetëm për mua, por edhe për 33 anëtarë të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, si dhe për qindra gra, vajza dhe burra të cilët e ndajnë rrëfimin e trishtë të luftës në organizatë, aty ku ne mundohemi t’ia zbutim dhimbjet dhe plagët e luftës. Ndihem e nderuar që jam pjesë e vlerësimit të një universiteti kredibil, i cili gjeneron dije, brymosë të rinj, të cilët në të ardhmen do të kenë mundësi t’iu qasen edhe kësaj kategorie”, vlerësoi Feride Rushiti.

Feride Rushiti është drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe është një nga aktivistet pioniere e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Eco Higjiena

Rushiti në mesin e dhjetë grave nga gjithë bota, ka marrë edhe çmimin prestigjioz Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.Ajo përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1997. Gjatë luftës të Kosovës 1998-99, Feride Rushiti filloi të punojë në një nga kampet e refugjatëve në Shqipëri, ku po ndihmonte shpërndarjen e ilaçeve për njerëzit e Kosovës që ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin në atë kohë me bazë në kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Si pasojë e luftës së vitit 1998-1999, Rushiti mobilizoi një ekip prej 45 profesionistësh shëndetësorë nga Kosova, për të sapo kthyerit e pasluftës dhe të mbijetuarit e torturës.Pas më shumë se një dekade të lobimit nga aktivistët e grave, përfshirë Feride Rushitin, të mbijetuarit kanë të drejtë për kompensim si viktima të luftës. Ata filluan të regjistroheshin në shkurt të vitit 2018./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.