United Hospital

Ferhan Hasani ftohet në Kampionatin Evropian, kjo është shumë që përfiton Partizani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka zbuluar së fundmi listën me lojtarët për Evropianin, i cili do të startojë më 11 qershor. Në listën me 26 lojtarë të Maqedonisë së Veriut, bëjnë pjesë edhe 6 futbollistë shqiptarë.

Në mesfushë, është ftuar futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani, ndërsa bashkë me të janë edhe 5 shqiptarët e tjerë. Hasani nuk ka luajtur shumë për Partizanin këtë sezon, por “Buba” pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.

ARKATANA

“Panorama Sport” zbulon se klubi i Partizanit, në bazë të rregullave që ka UEFA, do të përfitojë plot 2400 euro çdo ditë që mesfushori është me Kombëtaren në Evropian.

Minimumi i mundshëm që Partizani do të përfitojë, është diçka më shumë se 30 mijë euro, supozojmë që Maqedonia nuk e kalon fazën e grupeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.