Ferguson nuk di ta shqiptojë: ‘Januzaj’!

Trajneri i kampionëve anglezë, Manchester United, Sir Alex Ferguson, përveç që ka fituar nam të madh si përtypës i çamçakëzëve, ai ka një tjetër veçori interesante.
Trajneri skocez nuk di të shqiptojë mirë emrat e futbollistëve jo-anglezë që ka në skuadër.
E një nga ta është edhe Adnan Januzaj. ‘The Sun’ shkroi të dielën se Ferguson nuk e thërret asnjëherë me mbiemër talentin kosovar, pasi nuk di ta shqiptojë fjalën: ‘Januzaj’.
Ai e thërret atë thjesht, Adnan. Ky i fundit së fundmi u grumbullua me skuadrën e parë të United, duke marrë numrin 44.