Ferdiana Hoti, gjilanasja që po ecë kulmit shkencor nëpër qendrat më të njohura evropiane

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ferdiana Hoti është vetëm 23 vjeçare dhe është nga Gjilani. Ajo është studentja e parë Kosovare e doktoraturës në akademinë shkencore SCK-CEN si dhe asistentja e parë kosovare në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë. Si arriti këtë rezultat kulminant Ferdiana, nga studente e UBT-së, për të vazhduar në Austri e Gjermani dhe së fundit për të korrur sukseset akademike në Belgjikë. Sukseset e Ferdiana Hotit janë për lakmi dhe inkurajuese dhe motivuese për çdo të ri shqiptar.

Ferdiana Hoti ka lindur në Gjilan dhe filloi studimet Bachelor për Shkenca Politike në UBT, në Prishtinë. Gjatë vitit të parë të studimeve, ajo fitoi bursë për të vazhduar studimet në Universitetin e Salzburgut në Austri ku edhe diplomoi.

Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare në Austri, ajo ka ndjekur kurse të gjuhës Gjermane, Kroate dhe Kineze si dhe trajnime dhe internshipe të ndryshme shkencore në Europe të cilat i ndihmuan në rritjen e saj akademike.

Uji Dea

Pas diplomimit në Austri, ajo vendosi të vazhdoje studimet e nivelit Master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë. Ajo thotë se përveç se i është dashur të punojë për t’i financuar studimet dhe jetesën në Belgjikë, ajo arriti që të përfundoje edhe një internship tjetër shkencor në këtë Universitet si dhe të ndjek kurset e gjuhës Flamane.

Falë njohurive dhe eksperiencave të saj shkencore asaj iu bë oferta që të konkurrojë për një bursë për studimet e doktoraturës. Pasi që i kaloi me sukses të gjitha fazat e garës ku vetëm 15 nga 130 aplikante duhej të pranoheshin, si dhe pasi mbrojti me sukses propozimin e temës së doktoraturës, asaj iu ofrua burse 4 vjeçare nga komisioni ndërkombëtar i njërës prej akademive shkencore më të mëdha në Europe në bashkëpunim me Universitetin e Antwerpenit.

Këtë muaj, në moshën 23 vjeçare ajo përfundoi edhe studimet e nivelit Master me titull nderi dhe në tetor pritet të filloje me studimet e Doktoraturës. Duke qenë se në Belgjikë studentet e Doktoraturës konsiderohen si të punësuar, ajo duhet të punojë edhe si asistente në Universitet duke u bërë kështu asistentja e parë Kosovare në Universitetin e Antwerpenit si dhe kandidatja e parë për Doktoraturë nga Kosova në akademinë shkencore SCK-CEN./rajonipress/