Ferdane Rrudhani e AKR-së në krye të drejtorisë së zhvillimit ekonomik dhe diasporës
Kamenicë – Ferdane Rrudhani është e diplomuar në Fakultetin Juridik dhe mban gradën Master i Juridikut – Financiar. Ajo vije nga radhët e AKR-së ndërsa ka thënë se ndihet e privilegjuar që i është dhënë mundësia që së bashku të punojë për të ardhmen sa më të mirë të qytetarëve të komunës së Kamenicës.
“Sot, kam kënaqësinë që pas konsultave të nevojshme me strukturat e AKR-së në Kamenicë, t`i propozoj Kryetarit të Komunës, Begzad Sinani, zonjushën Ferdane Rrudhani në pozitën e Drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës. Ferdane Rrudhani është e diplomuar në Fakultetin Juridik dhe mban gradën Master i Juridikut – Financiar. Shpresoj që ky emërim të rrisë edhe më tutje nivelin e qeverisjes së mirë në Komunën e Kamenicës, ndërsa gjithashtu do ta fuqizojë edhe më tutje aktivitetin dhe rolin e AKR-së në Kamenicë” ka shkruar Fatmir Matoshi.
Kurse Ferdane Rrudhani ka falënderuar kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, nënkryetarin e komunës, Fatmir Matoshi, e Satmifer Kryeziun dhe gjithë strukturën e AKR-së për mbështetjen dhe besimin që i është dhënë duke e emëruar atë drejtoreshë e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës. “Ndihem e privilegjuar që më është dhënë mundësia që së bashku me gjithë juve të punojmë për të ardhmen sa më të mirë të qytetarëve të komunës së Kamenicës” ka thënë Rrudhani./rajonipress/


