Ferati thotë se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Ferati ka thënë se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet vetëm në situata të jashtëzakonshme e jo sa herë që ‘nervozohemi’ pasi, sipas tij, humbet kredibiliteti dhe afirmimi i institucioneve para partnerëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, ai ka thënë se LDK’ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato mbahen.

Ferati ka theksuar se koalicioni qeverisës është stabil, por para vetes ka shumë sfida që duhet t’i tejkalojë.

Një prej këtyre sfidave, sipas tij, është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka vlerësuar se demarkacioni duhet të shkojë në Kuvend për të marrë një pëegjigje, por jo në mënyrë të ngutshme. Kurse sa i përket transformimit të FSK’së, Ferati ka thënë se partnerët e koalicionit ndajnë mendimin se Kosovës i duhet ushtria.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).