Ferati thotë se LDK e ka obligim ta votojë Thaçin President

Ferati ka thënë se LDK-ja ka marr obligime me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, ku ka thënë se zoti Thaci ka gjasa të bëhet president.“Nëse ka dikush ndonjë ide për ndonjë kandidat konsensual duhet të vijë t’i diskutojë në zyret e partisë e jo t’i thotë ku t’i bie ndërmend. Për momentin LDK-ja është në obligim pasi PDK-ja ka votuar kryeministrin, kështu LDK-ja e ka detyrën për votimin e presidentit nga radha e PDK-së”, tha Ferati në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
Për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, respektivisht mundësitë e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaci që të bëhet i pari i vendit, kanë debatuar deputeti i LDK-së, Sadri Ferati dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj.
Ferati ka thënë se LDK-ja ka marr obligime me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, ku ka thënë se zoti Thaci ka gjasa të bëhet president.
“Nëse ka dikush ndonjë ide për ndonjë kandidat konsensual duhet të vijë t’i diskutojë në zyret e partisë e jo t’i thotë ku t’i bie ndërmend. Për momentin LDK-ja është në obligim pasi PDK-ja ka votuar kryeministrin, kështu LDK-ja e ka detyrën për votimin e presidentit nga radha e PDK-së”, tha Ferati në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
“Deputetët e LDK-së nuk janë sot në politikë. Nëse janë 80 deputetë në sallë gjasat i ka t’i marr 61 vota, pasi 34 janë të vetat. Opozita asnjë kontribut nuk e kanë dhënë deri më tani vetëm kanë shkaktuar probleme”, tha Ferati.
Ndërkaq Lekaj tha se AAK-ja nuk ka ndërruar mendje dhe se nuk ka asnjë zbutje të qëndrimeve të saja në lidhje me zgjedhjen e Presidentit pasi që sipas tij Presidenti në këtë krizë të thellë politike është shumë pak çështje e rëndësishme.
‘’Ne po flasim për proceset ku ne jemi ardhë në një krizë të thellë politike. Për mua është shumë pak e rëndësishme Presidenti apo zgjidhja e Presidentit. Jam shumë i bindur dhe me plot besim e them se veprimet e opozitës kanë qenë për të mirën e vendit”, tha Lekaj.
‘’Kryeministri është betuar para të gjithëve që as një pikë e asnjë presje nuk do të ketë shkelje të Kushtetueses, por ajo u shkel, këtë e kanë vërtetuar edhe të tjerët. Kjo është e ngjashme si një shofer në komunikacion kur e bën një gabim dhe kërkon edhe një shans, por e bën gabimin tjetër të radhës”, tha ai
‘’Garantoj të gjithë qytetarët e Kosovës se Aleanca nuk ka bërë veprime për pushtet, por për interes të vendit, sepse nuk ka asnjë zbutje të qëndrimeve. Ato janë spekulime.’’
‘’Nuk i bën nderëas LDK-së as PDK-së, zgjedhja e Presidentit dhe duhet të mos lejohet zgjedhja e tij pikërisht në këtë fazë. Duhet lënë hapsirë që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët’’, tha Lekaj.