Mobi Casa

Ferati: Qeverinë e bëjmë ne

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka votat e nevojshme për ta formuar edhe Qeverinë. “Formimi i Qeverisë nga koalicioni parazgjedhor LDK-AAK-Nisma është 100 për qind i realizueshëm”, ka thënë Ferati.

Ai ka shtuar se edhe Vetëvendosja mund të jetë pjesë e Qeverisë nëse ka vullnet për një kompromis të vogël, shkruan Epoka e Re.

ARKATANA

Ferati nuk ka dashur të flasë sa i përket shkresës së PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të 17 korrikut, vendimit që mund të marrë kjo gjykatë, por ka thënë se nëse kthehet gjithçka në fillim, sërish të njëjtit deputetë do ta votojnë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.