FIDANISHTJA

Ferat Shala do ta udhëheq Komisionin për Ekonomi, kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur mbledhjen konstitutive, raporton Ekonomia OnlineKy Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.

“Në konceptin të përbashkët në parimet kushtetues e ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak”.“Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë euro dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”.Deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha se vetëm më bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfida e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente, raporton EO.

Mobi Casa

“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.

Kurse deputeti i VV-së Armend Muja ka pyetur se cili do të jetë fushëveprim i komisionit“Cilat institucione do të mbikëqyren nga ky komision dhe nga java e ardhshme është mirë të fillojmë më fushëveprim”.Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga VV-ja, Gramoz Agusholli nga VV-ja, Driton Hyseni nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.