Eko Higjiena

“Fenomeni Robert Ukaj” po elektrizon Vitinë, mobilizimi masiv i LDK-së po shtrihet në çdo lokalitet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Vitia po përjeton një nga mobilizimet më të mëdha politike të viteve të fundit, ndërsa mbështetja për kandidatin e Lidhja Demokratike e Kosovës për deputet, Robert Ukaj, po vazhdon të zgjerohet me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën dhe përtej saj.

Nga Smira, Sodovina e Jerlive, Gërmova, Gushica e deri në Remnikun e Ri, strukturat e LDK-së po organizohen në mënyrë intensive, duke përcjellë mesazhe të qarta mbështetjeje për kandidatin vitias, i cili sipas përkrahësve po arrin të mobilizojë elektoratin dhe të rikthejë entuziazmin politik në rajon.

Takimet e fundit janë karakterizuar nga pjesëmarrje e madhe, organizim i lartë dhe atmosferë optimiste, ku emri i Robert Ukajt është vendosur në qendër të diskutimeve si një nga figurat që po ngjall më së shumti interes dhe besim te qytetarët.

Në Smirë, shtabi i LDK-së zhvilloi një takim të madh mobilizues, ku strukturat lokale u angazhuan për organizimin e pjesëmarrjes në tubimin qendror në Viti dhe për prezantimin e programit politik të partisë.

Uji Dea

Ndërkohë, në Sodovinë e Jerlive, Gërmovë, Gushicë dhe Remnik të Ri, anëtarët e kryesive lokale u bashkuan në një takim koordinues për të forcuar angazhimin në terren dhe për të rritur mobilizimin e votuesve.

Përkrahësit e LDK-së vlerësojnë se Robert Ukaj po shndërrohet në një nga emrat më të përfolur të kësaj gare zgjedhore në Anamoravë, duke tërhequr mbështetje jo vetëm në Viti, por edhe në qytete të tjera ku qytetarët po kërkojnë energji të reja dhe përfaqësim më të fuqishëm në institucionet qendrore.

Me afrimin e zgjedhjeve të 7 qershorit, mobilizimi në terren po intensifikohet, ndërsa mesazhi që vjen nga lokalitetet e Vitisë është i qartë, mbështetja për Robert Ukajn dhe kandidatët e LDK-së po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, duke e shndërruar komunën në një nga bastionet më aktive të fushatës zgjedhore./rajonipress/