‘Fenix’ po thyen rekorde

U publikua në vitin 2013 por ende vazhdon të dëgjohet. Kënga ‘Fenix’ e interpretuar nga Tuna dhe Cozman po thyen rekorde shikueshmërie në kanalin ‘Youtube’. Ajo ka arritur t’i grumbullojë mbi 22 milion klikime brenda këtij kanali.
Ky sukses e ka gëzuar këngëtaren e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ua ka dhënë këtë lajm gjithë fansave të saj. “22 million for Fenix… and still counting… #ThankYou #Fenix #Certified #HIT” ishte shkrimi i saj.
Ndryshe Tuna po shijon edhe suksesin e këngës ‘Pardon’ e cila po kërkohet me të madhe nga simpatizuesit e këngëtares./Tribuna/