Mobi Casa

Fenerbahçe kërkon transferimin e Vedat Muriqit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon në ligën elitare të Turqisë me skuadrën e Rizesporit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Muriqi me paraqitjet e gjertanishme ka bërë që të interesohet edhe skuadra e Fenerbahçes.

Me Islam Slimanin që është lënë jashtë skuadrës dhe Roberto Soldadon që është në përfundim të kontratës, “kanarinat e verdha” dëshirojnë të transferojnë lojtar të ri.

Presidenti i klubit, Ali Koc, i cili kohët e fundit e ka huazuar Aufi Chahechouhe te Çaykur Rizespor, nuk do ta ketë asnjë problem në transferimin e Muriqit, shkruan portali turk, Fotomac.

Mobi Casa

Përveç lojtarit, Rizesporit pritet t’i ofrohen disa para, si pjesë e marrëveshjes për lojtarin shqiptar, i cili këtë sezon ka luajtur 25 ndeshje dhe kontribuoi me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.

Vedat Muriqi gjithashtu ka luajtur 16 herë për përfaqësuesen e Kosovës dhe ka shënuar katër gola dhe fakti që sulmuesi i suksesshëm është 24-vjeçar dhe i mirë në lojën me kokë dhe këmbë, është arsyeja se pse stambollasit duan ta transferojnë lojtarin.

Ndryshe, ai karrierën e ka filluar te Liria gjersa ka luajtur edhe te Teuta, Besa Kavajës, Giresunspori dhe Gençlerbirligi. /Telegrafi/