ARKATANA

Fenerbahçe e refuzon ofertën e Unitedit për Muriqin, i do 50 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E përditshmja turke, Fotosport, pretendon se Fenerbahçe e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, pasi që dëshiron ta mbajë atë në skuadër deri në fund të sezonit dhe i do 50 milionë euro për të.

Dje u raportua në Turqi se Manchester Unitedi s’ishte dorëzuar në interesimin për Vedat Muriqin dhe se disa skautë nga Anglia janë duke e monitoruar situatën e tij në Fenerbahçe ende, transmeton Gazeta Express.

Tani, Fotosport raporton se pasi Manchester Unitedi bëri ofertë prej 25 milionë eurosh për Muriqin, zëvendëspresidenti i klubit turk, Semih Ozsoy, mbajti takim me agjentin e Muriqit, Haluk Canatar, dhe i kërkoi të mos flisnin për oferta për kosovarin.

Gjatë atij takimi, të dy palët u pajtuan se 25-vjeçari duhet të qëndrojë pjesë e gjigantit turk të paktën deri në fund të këtij sezoni, përderisa Fenerbahçe planifikon ta shesë atë gjatë afatit kalimtar të verës.

UBT

Kanarinat e Verdha e vlerësojnë futbollistin me 50 milionë euro, dyfishin e shumës që e ofroi Manchester Unitedit, pasi që dëshirojnë të përfitojnë nga shitja e kosovarit.

Mediat turke kishin raportuar më herët se Fenerbahce e kishte refuzuar edhe një ofertë prej 28 milionë eurosh nga Burnley.

Muriqi i ka shënuar 13 gola në të gjitha garat gjatë këtij sezoni 2019/20 për klubin e Superligës turke dhe ai ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2023. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.