Fundamenti

Femrat nuk guxojnë të pinë më shumë se tri kafe

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kafeja e zakontë e mëngjesit ka ndikim më të madh në organizëm. Kjo sidomos vërehet te femrat, dhe atë në rreziqe potenciale me pasoja për shëndetin e tyre. Edhe përkundër shumë studimeve që tregojnë rreth efektit pozitiv të kafeinës, kafeja mundet të nxitë shumë probleme.

Se kafeja është “problematike” e kanë zbuluar hulumtuesit nga universiteti “Duke“. Ata kanë konstatuar se konsumimi i kafesë mundet të shkaktojë zgjerimin e enëve të gjakut në gjoks, që shkakton dhimbje dhe ënjtje. Kjo nuk shfaqet vetëm në ditët para ciklit menstrual, por edhe në ditë të tjera

Simptomat e PMS-së

Lidhja midis kafeinës dhe PMS-së shfaqet për faktin se kafeina shkakton ankthe, që njëkohësisht shkakton edhe rritjen e stresit. Pasi stresi njihet si shkaktar i simptomave intensive gjatë PMS-së, fermat që e pine kafenë duhet ta hedhin atë nga përdorimi, së paku gjatë ciklit menstrual.

Fundamenti

Depresioni

Mjeku Brus Wilde, në librin e tij “The Antioxidant Prescription: How to Use the Power of Antioxidants to Prevent Disease and Stay Healthy for Life”, ka publikuar studimet që kanë vërtetuar se zvogëlimi i konsumimit të sheqerit dhe kafesë te personat depresivë përmirëson disponimin.

(Kosova Sot)