KKVITI

Femrat ngasin automjetet më dobët se meshkujt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ajo që është përshpëritur prej kohësh se femrat, në krahasim me meshkujt, kanë problem me vozitje, përligjet si e vërtetë.

Gratë në komunikacionin rrugor përbëjnë faktor më të madh rreziku se sa burrat. Këtë përfundim e ka nxjerrë një studim i organizatës zvicerane për sigurimin nga aksidentet Suva. Ndeshjet me pasojë lëndimet e pjesëmarrësve në trafik shkaktohen nga femrat pothuaj dy fish më shumë se nga meshkujt.

Femrat në komunikacion rrezikohen më së shumti në orët e mëngjesit. Kjo dhe është arsyeja që Suva fushatën e parë të radhës për parandalim të aksidenteve do t`ua kushtojë femrave.

Për studimin e përmendur Suva ka marrë per bazë te gjithë të siguruarit, kryessisht të punësuar që janë rreth 1.9 milionë njerëz të moshave 18-64 vjeçare. Rreziku që meshkujt e punësuar të shkaktojnë një aksident në dhjetë vitet e fundit ka rënë për një të katërtën (25%). Rreziku për shkaktim të aksientit me lëndime të rënda – që nënkupton pushim nga puna prej së paku 3 javësh, ka rënë madje për 34%.

Uji Dea

Edhe te gratë është shënuar një rënie e rrezikshmërisë për shkaktim aksidentesh, por vetëm për 15%. Ndërsa po u bë krahasimi sipas numrit të kilometrave të kaluara me automobil, dallimi në mes të gjinive është edhe më drastik, transmeton Albinfo.ch.

Në 100 milionë kilometra të kaluara te mshkujt kemi 4.8 të lënduar rëndë ndërsa te femrat kemi 9.2 të tillë.

Sipas studimit të Suva-s është konstatuar se femrat e kanë më vështirë se sa meshkujt që të orientohen me automjet në hapesirë. Ato po ashtu janë më pak në gjendje të kontrollojnë stresin në komunikacion, në krahasim me meshkujt.

Nga ana tjetër Këshillimorja për mbrojtje nga aksidentet i ka drejtuar kritika këtij vlerësimi të bërë nga Suva. Sipas saj, Suva me këtë rast është mbështetur vetëm në riskun nga aksidentet. Por, sipas këshillimores, te aksidentet me viktima në njerëz dhe me lëndime të rënda, meshkujt janë shumë më të pranishëm se sa femrat.