Femrat nga nacionaliteti serb e turk inkurajohen të aplikojnë në Policinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me qëllim të inkurajimit të personave të gjinisë femërore për të aplikuar për pune në Policinë e Kosovës, të enjten është mbajtur një takim informues me një grup vajza e gra të nacionalitetit serb dhe turq, të cilat kanë treguar interesim për tu njoftuar me procesin e aplikimit dhe testimit për tu pranuar në Policinë e Kosovës.

Takimi është mbajtur në shtëpinë e Kulturës në fshatin Shillovë ku morën pjesë rreth 60-70 gra e vajza të reja të moshës 18-30 vjeç.

Ky takim ka pasur edhe karakter të fushatës për inkurajimin e femrave të reja për të aplikuar për punë në Policinë e Kosovës.

Mobi Casa

Fushata mbështetet nga OSBE të cilët sot shpërndanë fletushka njoftimi për tërë procesin e aplikimit dhe testimit për tu punësuar në Polici.

Kjo fushatë do të vazhdojë edhe në të ardhmen me të reja të komunitetit shqiptarë për çka do ketë njoftime me kohë thuhet në njoftimi e policisë së Gjilanit./rajonipress/