FITORJA

Femrat e Vitisë pjesë e planifikimit të buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me qëllim që edhe gjinia femërore të jetë pjesë e planifikimit të kornizës buxhetore 2015-2017 Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me Grupin e Grave të Vitisë kanë zhvilluar dje një diskutim publik lidhur me këtë temë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se edhe pse gjinia femërore nuk ka qenë e përjashtuar të marr pjesë në diskutimet publike e që deri me tani janë mbajtur në 11 lokalitete të ndryshme dhe kjo sipas tij me qëllimin më të mirë që të krijohet një buxhet real. “Femrat nuk kanë qenë të përjashtuar nga e drejta e pjesëmarrjes në diskutimet publike nëpër fshatra dhe në qytetin e Vitisë, por duke e ditur se një pjesë e fermave hezitojnë të marrin pjesë në këto takime ne po e mbajmë sot këtë takim” u shpreh Aliu.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftoj ato lidhur me listën për investime kapitale e cila është formuar pas diskutimeve në lokalitetet e kësaj komune duke potencuar se kjo listë është në interesin e të gjithëve pa dallime. “Propozim listën për investime kapitale të cilën e kemi hartuar pas diskutimeve me banorët e komunës sonë është në interesin e të gjithëve pa dallime gjinore, etnike apo grup moshe” u shpreh Rama.

FIDANISHTJA

Ndërkaq në emër të grupit të grave të Vitisë ka folur kryetarja e këtij grupi Mirlinda Sadiku e cila parashtroj një listë të kërkesave për investime kapitale duke theksuar se këto kërkesa dhe sugjerime kanë ardhur pas konsultimeve që i ka pasur grupi i grave të Vitisë mes veti, por edhe me gjininë femërore mandej ajo këtë listë ja ka dorëzuar edhe Institucioneve Komunale të Vitisë.

Gjatë këtij takimi është hapur edhe diskutimi publik ku gratë e kësaj komune kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre, ndërkaq përfaqësuesit e institucioneve komunale kanë folur rreth mundësisë të përfshirjes të kërkesave të tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.