Femrat e Lubishtës dhe fshatrave përreth njihen me sëmundjen e kancerit të gjirit
Viti – Grupi i grave të Vitisë në bashkëpunim me QKMF – Viti, në kuadër të muajit për parandalimin e kancerit të gjirit, ka mbajtur një ligjëratë në fshatin Lubishtë të Komunës së Vitisë, ku kanë marrë pjesë mbi 60 gra e vajza të këtij fshati dhe fshatrave për rreth.
Ligjërata është mbajtur nga Xhilsime Qamili dhe Vjollca Kadolli-Halili, të cilat shpjeguan për sëmundjen e kancerit të gjirit, vetëkontrollin, ekzaminimin klinik dhe masat që duhen të merren për parandalim të kësaj sëmundje të rëndë.
Pjesëmarrëset në këtë takim parashtruan pyetje të ndryshme sidomos për mënyrën e detektimit të hershëm të kësaj sëmundje.
Në fund të këtij takimi pjesëmarrësit janë ftuar që të premten më 31 tetor t’i bashkohen Marshit të organizuar nga Grupi i Grave të Vitisë, DKRS dhe OJQ- “Legjenda” i cili do të mbahet në Qendër të qytetit para Shtëpisë së Kulturës në ora 12:00 h./rajonipress/

