UBT

Femra sulmon policin në detyrë zyrtare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Koretinë të Kamenicës është arrestuar një e dyshuar femër shqiptare , pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor gjersa ai ishte duke u marr me një rast aksident trafiku.

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës, zyrtari policor ka marrë lëndime të lehta trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Uji Dea

Në konsultim me Prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./rajonipress/