FIDANISHTJA

Femra ndërmarrëse, tiketë fituese

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Nga Mimoza Kusari-Lila – Në periudhën e pasluftës në Kosovë, shumë gra të prekura nga pasojat e luftës u ballafaquan me barrën e përgjegjësisë për të mbajtur familjen dhe për të rritur fëmijët e mbetur pa baba apo vëlla të madh.

Atë çfarë mund dhe dinin ta bënin gratë tona ishin punët të cilat i kryejnë ende sot gratë në shumicën e vendeve sikur Kosova. Këto biznese, ndërmarrje apo organizata jo-qeveritare jo-fitimprurëse (edhe pse nuk e kuptoj çfarë të keqe ka të fitosh nga një aktivitet i tillë) u përballën me shumë sfida.

Prej ngarkesës së paragjykimit, te problemet me furnizim, marketing, depërtim në treg, e deri tek ato probleme me të cilat shumë biznese ballafaqohen: organizimi i brendshëm, brendingu, ngritja e cilësisë dhe adaptimi i standardeve. Për t’u ballafaquar me këto sfida, qasja duhet të ndryshojë dhe prej një biznesi i cili është krijuar me qëllimin e tij, mbijetesën të kalohet në biznes i cili qëllimin e ka rritjen e qëndrueshme dhe rritjen e punësimit bashkë me krijimin e besimit dhe tregut të sigurt.

Por, po kthehem pak te potenciali i femrës kosovare apo asaj ballkanike.

Femra lind dhe rritet me trajtim tjetër në shoqëritë sikur këto tonat. Ekzistojnë pritje tjera ende për fëmijën femër, por edhe paragjykime tjera. Vajza në familje është e ngarkuar në të shumtën e rasteve me një numër më të madh të përgjegjësive sesa djali në familje. Detyrat të cilat pritet t’i kryejë një femër janë shumë, prandaj edhe aftësitë të shumtën e rasteve zhvillohen më shumë dhe më shpejt. Në përkthim në jetën e biznesit, kjo do të thotë shumë funksionalitet apo multitasking.

UBT

Në ndërmarrësi angazhimi në shumë funksione në të njëjtën kohë është vlerë e shkëlqyer, është qenësore për një sukses të mirëfilltë. Andaj, pse bizneset e grave shpesh nuk rriten dhe gratë janë shpesh themeluese të biznesit i cili perëndon edhe me themeluesen, pa u trashëguar nga të tjerët. Arsyeja është te vetëbesimi dhe guximi për të shtyrë një hap përpara iniciativën e femrës ndërmarrëse. Femra duhet të mësohet të besojë se mundet më shumë dhe më mirë në biznes. Asgjë nga përbërësit e suksesit nuk i mungon, në të kundërtën ka shumë që nuk i përdor për të mirën e saj dhe të rrethit ku jeton. Mbi të gjitha femrat duhet përkrahur njëra – tjetrën, nëna – vajzën, motra – motrën, shoqja – shoqen, për të hyrë në biznes. Nuk ka nevojë të vihen në spikamë paragjykimet apo problemet para se të fillohet drejt dhe mbarë me biznesin.

Disa rekomandime për ato të cilat i kanë hyrë kësaj rruge dhe frikohen se nuk mund t’ia dalin apo do të kenë probleme:
1. Besoni në vetvete dhe jeni të bindura se edhe udhëtimi më i gjatë fillon me një hap të vogël.
2. Besoni se edhe ju mund të jeni pjesë e sistemit dhe keni çdo të drejtë në respekt të mirëfilltë dhe trajtim të barabartë si pronare e biznesit.
3. Mos u frikësoni në rritjen dhe ngritjen e biznesit tuaj. Suksesi nganjëherë mund t’ju frikësojë, por ju jeni ajo e cila do të shkëlqeni në biznes njëjtë sikur shkëlqeni në secilin detaj të biznesit tuaj.
4. Filloni biznesin mbarë, me regjistrim të biznesit, me numër fiskal dhe me afarizëm formal. Ata të cilët mendojnë se afarizmi gjysmëformal ju sjell fitime më të mëdha, do të shohin se vetëm kokëçarje më të mëdha do të kenë sesa fitime.
5. Mos e mbani biznesin individual, gjeni partner/e biznesi, ndani suksesin dhe rriteni kompaninë. Më tepër ide, më shumë energji më shumë shanse për sukses.

Në fund, nuk mund të diskutojmë për zhvillimin dhe ngritjen e sektorit privat në Kosovë, nëse përjashtojmë 50 për qind të talentit dhe ideve jashtë këtij sektori. Kjo është një ngritje e domosdoshme për secilën shoqëri dhe secilën ekonomi në veçanti.

(Autorja është zv/presidente e partisë Aleanca Kosova e Re; zv/kryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për gazetën “Tribuna”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.