Fundamenti

Femra më e urryer në Izrael

/ 5 minuta lexim

Haneen Zoabi ka bërë karrierë, duke u angazhuar për popullatën arabe në Izrael. Por në Izraelin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, përpjekjet e saj po vështirësohen për çdo ditë e më shumë. Zoabi ka kandiduar për rizgjedhje në zgjedhjet parlamentare të 22 janarit, por ajo ka pasur mjaft vështirësi që të arrijë deri në këtë pikë.

Deputetet e krahut të djathtë në parlamentin e Izraelit ndërmorën përpjekje për diskualifikimin e saj, duke theksuar se ajo ka “minuar shtetin e Izraelit” dhe se ka “nxitur haptazi kundër qeverisë së vendit”.

Haneen Zoabi, një anëtare arabe e parlamentit të Izraelit, e pyetur se si është të jesh politikani më i urryer në vend, ajo përgjigjet: “Nuk më pengon aspak”.

Dhe është lehtë ti besohet. Dhe përderisa është ndoshta politikanja më e urryer në mesin e popullatës shumicë hebraike në Izrael, ajo sipas të gjitha gjasave është politikanja më e adhuruar në mesin e pakicës arabe.

Zoabi ka kandiduar për rizgjedhje në zgjedhjet parlamentare të 22 janarit, por ajo ka pasur mjaft vështirësi që të arrijë deri në këtë pikë. Deputetet e krahut të djathtë në parlamentin e Izraelit ndërmorën përpjekje për diskualifikimin e saj, duke theksuar se ajo ka “minuar shtetin e Izraelit” dhe se ka “nxitur haptazi kundër qeverisë së vendit”. Megjithatë, Gjykata Supreme e Izraelit në dhjetor mori vendim që të lejojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Zoabi 43 vjeçare, një femër moderne që jeton vetëm, sa po arriti të bindë rreth 50 banorë lokalë arabë që të përdorin të gjitha mjetet demokratike që kanë në dispozicion, për të vazhduar betejën e tyre. Ajo kërkoi nga ata që mos të jenë “arabë të mirë” siç i quan ajo njerëzit, të cilët për çdo ditë i falënderohen Izraelit për faktin se nuk i ka dëbuar në vitin 1948, të cilët mendojnë se nuk mund të jenë të barabartë me qytetarët hebrenj.

Zoabi, e cila rrjedhë nga një prej familjeve më të njohura nga radhët e komunitetit arab në Izrael, nuk ka kursyer asnjëherë goditjet ndaj qeverisë së Izraelit. E pyetur një herë nga një gazetar izraelit, se a mund të thotë ndonjë fjalë të mirë për Izraelin, ajo u përgjigj duke qeshur, “Jo. Nuk mundem”.

Por ajo nuk është as kërcënim për ekzistencën e Izraelit, siç dëshirojnë ta paraqesin kundërshtarët e saj. Ajo nuk është avokate e terrorizmit apo e dëbimit të hebrenjve nga vendi. Zoabi përfaqëson një pakicë të qytetarëve të rendit të dytë, të cilët me disa përjashtime, nuk janë të dhunshëm. Ajo e refuzon Izraelin, si shtet të themeluar në kurriz të palestinezëve, angazhohet për të drejtën e kthimit në Izrael të miliona refugjatëve palestinezë dhe pasardhësve të tyre dhe dëshiron ta transformojë Izraelin nga një shtet hebre, në një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët e vet.

Por nuk është vetëm Zoabi ajo, e cila përballet me kritika. Arabët në Izrael, të cilët përbëjnë rreth 21 për qind të tetë milionë banorëve të Izraelit, gjithnjë e më shumë po anashkalohen nga shoqëria hebraike. Lëvizja kah e djathta e shoqërisë izraelite, pas kryengritjes palestineze në vitin 2000 dhe në veçanti gjatë katër viteve në pushtet të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka pasur pasoja në ko-ekzistencën mes popujve brenda Izraelit.

Fidanishtja

67 për qind të izraelitëve as që dëshirojnë të kalojnë apo të vizitojnë qytetet apo fshatrat arabe, thotë Sammy Smoha nga Universiteti i Haifas, njëri prej hulumtuesve kryesor të opinionit publik në Izrael.

Pothuajse është e qartë se votuesit këtë muaj do ti japin Netanyahut një qeveri edhe më nacionaliste, se sa ajo që ka tani.

Zoabi është një barometër për frymën antagoniste që mbretëron në Izrael. Ajo u shndërrua në armiken numër një të Izraelit më 31 maj të vitit 2010, pasi që ishte një nga aktivistet e pranishme në anijen turke, Mavi Marmara, e cila sfidoi bllokadën izraelite të Gazës.

“Për më shumë se një vit e gjysmë kam pranuar letra dhe e-maile nga njerëzit, të cilat më quanin terroriste, tradhtare dhe mbeturinë”, rrëfen Zoabi.

Por goditjen më të madhe e pësoi në parlament, ku ju shfuqizuan privilegjet, të cilat ajo i gëzonte si përfaqësuese e popullit izraelit. Asaj ju mor pasaporta diplomatike, e drejta për të marrë pjesë në debatet në parlament dhe e drejta për të votuar në Komitete.

Sulmet ndaj saj vazhduan. Kur më 26 dhjetor të vitit të kaluar shkoi në Gjykatën Supreme, së bashku me ithtarët e saj, për të apeluar kundër vendimit për diskualifikimin e saj nga fushata, ajo u desh të mbrohet nga policia, pasi u rrezikua nga ekstremistët e djathtë. Megjithatë, Gjykata Supreme vendosi në favor të saj.

Përderisa Izraeli po përgatitet për zgjedhjet e 22 janarit, Zoabi thotë se në këtë fushatë ka vërejtur një forcim të krenarisë kombëtare në mesin e arabëve, por thotë se fushata e partive hebraike është bërë më raciste.

“Kjo ka qenë një fushatë më raciste se fushatat tjera. Dhe politikisht, asnjë tjetër parti e fuqishme sioniste nuk po mund të profilizohet si alternative ndaj Netanyahut”, thotë Zoabi.