Uji Dea

Fëmijët shqiptarë në diasporë s’kanë interesim për shqipen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mësuesit e fëmijëve shqiptarë në diasporë thonë se kanë vështirësi për të mbledhur një numër sa më të madh të fëmijëve.

Jusuf Bajraktari është arsimtar në Suedi. Ai thotë se në vendin ku punon ka 6 mijë fëmijë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, por fëmijët e familjeve nga Maqedonia janë shumë pak të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe.

E njejta situatë është edhe në Danimark ku madje ka disa fshatra të tëra me shqiptarë nga

Maqedonia por interesimi për mësimin e shqipes është shumë i ulët. Bajraktari u bënë thirje kryetarëve të komunave në Maqedoni që të paktën gjatë periudhës së verës kur mërgimtarët qëndrojnë në vendlindje të informojnë mërgimtarët se në vendet ku ata jetojnë egzistojnë shkolla për mësimin e gjuhës amtare.

UBT

“Mësimi i gjuhës amtare nga fëmijët e familjeve nga Maqedonia është tejet i mangët. Mërgimtarët duhet të alarmohen për rezikun e mosnjohjes së gjuhës amtare”, thotë Jusuf Bajraktari, arsimtar në Suedi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ndjek punën e arsimtarëve në diaspora përmes raporteve mujore që duhet të dorëzohen në përfaqësitë diplomatike-konsulare. Nxënësit të cilët vijojnë mësimin në gjuhë amtare paisen me dëftesa në përfaqësitë diplomatike-konsulare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2013 -2014 do të vazhdojë të organizojë mësim në gjuhën amtare për nxënësit nga Maqedonia që qëndrojnë përkohësisht në vendet e jashtme.

Sipas ministrit të Arsimit Spiro Ristovski, për momentin janë angazhuar 16 mësimdhënës ku 13 prej tyre paguhen nga ministria, ndërsa të tjerët janë në procedurën e sigurimit të dokumentacionit, apo vizës përkatse për qëndrim në ato vende ku do të punojnë. (INA)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.