Eko Higjiena

Fëmijët shqiptarë i falin ngjyrat e tyre festës së pranverës në Cyrih

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Valltarët e vegjël të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” bashkë me moshatarët e tyre të SHKA “Dardania” nga Winterthur-i, hedhin me krenari hapat e tyre rrugëve kryesore të qytetit të Cyrihut. Një djalë dhe një vajzë bartin flamujt, njërin kombëtar e tjetrin të shtetit të Kosovës dhe së bashku me vajzën tjetërqë bart pankartën me hartën e Kosovës, i prijnë kolonës prej rreth 50 fëmijëve.

Është mot jo i mirë dhe ka filluar edhe të pikëlojë shi por fëmijët vazhdojnë parakalimin në mesin e mijëra moshatarëve të tyre zviceranë e të huaj të tjerë. Në Cyrih po shënohet festa pagane “Sechseläuten” ndërsa dita e parë e saj i kushtohet parakalimit të fëmijëve. albinfo.ch ishte e pranishme në këtë manifestim. Një det ngjyrash të flamujve dhe kostumeve të larmishme vërshon Cyrihun, ndërsa mijëra qytetarë kureshtarë përshëndesin me buzëqeshje këtë kolonë të pafund.

Agron dhe Lirije Bajrami nga “Shota” mund të quhen tashmë veteranë të këtij parakalimi. „Fëmijët shqiptarë të shkollës së vallëzimit “Shota” kanë marrë pjesë në manifestimin e Cyrihut që nga viti 1997. Një pauzë është bërë vetëm në vitin 1998 për shkak të gjendjes në Kosovë, thotë Bajrami për albinfo.ch.

HW

Këtë vit për herë të parë krahas valltarëve të vegjël të SHVSH “Shota”, parakaluan edhe ata të SHKA “Dardania”, nën drejtimin e Shefqet Cakollit.

Kolona e vogëlushëve shqiptarë ishte ndër më simpatiket në parakalimin e madh. Ajo u përshëndet dhe u ndoq me interes nga qytetarët e shumtë që kishin dalë me gjithë motin me shi. Ata u befasuan nga parakaluesit me bonbonet dhe karamelet që ua dhuronin gjatë parakalimit fëmijët me veshjet e bukura kombëtare shqiptare.

Festa “Sechseläuten” vazhdon sot me parakalimin e të rriturve dhe me pikën kulmore të saj, djegien e dordolecit të punuar nga tekstili, druri dhe dinamiti, të quajtur “Bögg”, shkruan albinfo.ch. Sipas besëtytnisë popullore, në varësi të asaj se a digjet shpejt apo ngadalë, do të marrë edhe moti gjatë verës./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.