Mobi Casa

Fëmijët shprehin interesim të madh për të përcjellur punën e policisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Stacionin policor të Gjilanit e kanë vizituar rreth 150 nxënës nga klasat e dyta të shkollës fillore “Abaz Ajeti” nē Gjilan.

Nxënësit kanë shprehur interesim të kenë njohuri rreth punës dhe detyrave që i bënë policia e Kosovës si dhe sigurisë në komunikacion pasiqe ka qen edhe temë e mësimit në lëndën e tyre mësimore.

Mobi Casa

Fëmijët kanë përgatitur punime të ndryshme të cilat i kanë sjell me moto të ndryshme se si ata e shohin punën e policisë.

Poashtu ata janë njoftuar edhe me ambientin e punës duke i vizituar të gjitha zyrat. Policia e Kosovës gjithmonë është e hapur për qytetarët e vet njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/