ARKATANA

Fëmijët shënojnë ditën kundër duhanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në organizim të Njësisë për Barazi Gjinore dhe të Drejta të Njeriut, të premten në Gjilan, janë shënuar dy ngjarje të rëndësishme, 31 Maji – Dita Botërore Kundër Duhanit si dhe 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Me këtë rast, para teatrit të qytetit, ku kanë marrë pjesë fëmijë të të gjitha komuniteteve nga shkollat fillore si dhe fëmijë me aftësi të kufizuara, është bërë prezantimi i projektit kundër duhanit si dhe janë shpërndarë fletëpalosje me titull “Stop dukurive negative te fëmijët”.

Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare për të Drejtat e Fëmijëve, ka kërkuar nga prindërit dhe mësuesit që të bëjnë çdo gjë që është e mundur që fëmijët t`i edukojnë kundër duhanit.

Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë e konsumojnë duhanin dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, ka thënë Rexhepaj.

Uji Dea

Ajo rikujton se Ligji kundër duhanit është në fuqi prej shkurtit të vitit 2010, por shumë pak po respektohet.

Roli dhe misioni ynë është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve si dhe monitorimi i tyre, duke mobilizuar institucionet, shoqërinë civile dhe komunitetin. “Këtij zëri po i japim fuqi edhe sot kur po shënojmë ditën kundër duhanit”, ka thënë Rexhepaj.

Për nder të shënimit të këtyre dy ngjarjeve, grupi i fëmijëve të përfshirë në projekt, së bashku me zyrtaren për të drejtat e fëmijëve, kanë organizuar edhe një vizitë në FSK. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.